Rinovon kontratën dhe më pas operohet, ylli i NBA në fushë sërish në 2020-ën - Bota Sot
Rinovon kontratën dhe më pas operohet, ylli i NBA në fushë sërish në 2020-ën

Basketboll

Rinovon kontratën dhe më pas operohet, ylli i NBA në fushë sërish në 2020-ën

Më: 4 korrik 2019 Në ora: 15:09
Klay Thompson

Vetëm pak ditë pasi ka rinovuar kontratën me Golden State basketbollisti Klay Thompson i është nënshtruar sot ndërhyrjen kirurgjikale. Ylli i NBA-së u dëmtua gjatë finales së gjashtë play off.

Thompson, që gjatë gjithë karrierës së tij ka luajtur vetëm me Warriors, do të mungojë të paktën deri në dhjetor të këtij viti. Mjekët mendojnë se 5 deri 6 muaj pushim absolut janë të nevojshëm.

Ndaj, me shumë gjasa, Klay Thompson do të rikthehet në parket në janar të 2020-ës. “Snajperi” i Golden State firmosi pak ditë më parë rinovimin me këtë ekip, ku do të përfitojë 190 milionë dollarë.

“Jemi optimistë për rikthimin e tij. Nuk do të sforcojmë asgjë, do t’i lëmë Klay të gjithë kohën e nevojshme për t’u rikthyer i fortë si më parë, në 100% të formës”, tha Greg Lawrence, menaxheri i lojtarit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...