Plantak: Për Rahovecin di shumë gjëra  - Bota Sot
Plantak: Për Rahovecin di shumë gjëra 

Basketboll

Plantak: Për Rahovecin di shumë gjëra 

Nga: K. G. Më: 5 korrik 2019 Në ora: 17:01
Plantak: Për Rahovecin di shumë gjëra 

Trajneri Neven Plantak është shprehur krenarë që do ta drejtojë klubin e basketbollit Rahoveci, me të cilën skuadër pretendon rezultate të mira.

Rahoveci është prej skuadrave më të organizuara në vendin tonë, nënkampion i Kosovës dhe prej skuadrave me një shikueshmëri jashtëzakonisht të madhe në edicionin që e lamë pas. “Jam shumë i kënaqur që po kthehem në Kosovë dhe shpresoj që do të realizoi pritjet e Rahovecit.

Për Rahovecin di shumë gjëra sidomos për skuadrën të cilën e kam përcjell vazhdimisht gjatë edicionit të kaluar. Është një skuadër e re por që ka arritur shumë çka në periudhë të shkurtër kohore.

Sezoni i kaluar ishte fantastik për Rahovecin dhe për këtë duhet falënderuar trajneri, basketbollistët dhe bordin menaxhues.

Palestra e re pa dyshim që ka sjell kënaqësi dhe do të kujdesem që kjo arenë të jetë sërish plotë edhe në edicionin e ri”, tha Plantak për faqen e klubit Rahoveci.  Trajneri i ri tha se ambiciet janë të qarta për edicionin e ri. “Ambiciet tona sivjet janë shumë të qarta, do të provojmë të përsërisim suksesin e vitit të kaluar në Kupë dhe Superligë, por sivjet mëtojmë suksese edhe në gara ndërkombëtare si në FIBA Europa Cup e Ballkan League.

Do të jetë e vështirë për ne që të luajmë në katër gara, por këtë duhet të bëjmë dhe të arrijmë rezultate sa më të mira”, tha ai. Trajneri ka folur edhe për atmosferën që ka pa te ekipi në edicionin që shkoi dhe u bën thirrje tifozëve që të janë në numër të madh në secilën ndeshje në Rahovec.

“Palestra është plotë çdo ndeshje për këtë duhet falënderuar secilin dhe tifozët ‘Vreshtarët’. Unë i thërras dhe kërkoi nga ta që edhe këtë edicion të jenë prapa nesh sepse ajo na ndihmon shumë në lojë. Unë premtoi që si trajner do të jap maksimum në secilin ndeshje. Jam krenar që jam pjesë e kësaj skuadre dhe do të punojmë për rezultate dhe tjera ditë historike”, thotë Plantak.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...