Leonard transferohet në Los Angeles - Bota Sot
Leonard transferohet në Los Angeles

Basketboll

Leonard transferohet në Los Angeles

Më: 6 korrik 2019 Në ora: 10:37
Leonard transferohet në Los Angeles

Kawhi Leonard transferohet në Los Angeles por jo te Lakers por te Clippers. Mvp-ja i fazës play off të edicion të fundit të NBA, ku u shpall kampion me Toronton ka zgjedhur Los Angeles Clippers duke snobuar thirrjen e LeBron James dhe Anthony Davis për t’u bashkuar me ta te Lakers dhe për të krijuar një “big three” që do të luftonte për titullin.

Por Kawhi Leonard nuk është goditja e vetëm e Clippers që tashmë janë një nga skuadrat favorite për titullin pasi kanë arritur të sigurojnë edhe shërbimet e një tjetër ylli, Paul Goerge.

Si shkëmbim te Oklahoma kanë shkuar Danilo Gallinari, Shai Gilgeous-Alexander por edhe 4 zgjedhjet e para të pambrojtura të draftit dhe 2 të tjera që Clippers do t’i shkëmbejnë me ato të Oklahomës. Me Clippers, Leonard ka nënshkruar një kontratë 4-vjeçare me maksimumin e pagës prej 142 milionë dollarësh.

Ndërkohë Lakers për të mos mbetur thatë kanë arritur akordin me kampionin e freskët të NBA Danny Green i cili ka firmosur për 2 vite me një pagë prej 30 milionë dollarësh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...