Vashat tona në Postojna të Sllovenisë - Bota Sot
Vashat tona në Postojna të Sllovenisë

Basketboll

Vashat tona në Postojna të Sllovenisë

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 11:36
Vashat tona në Postojna të Sllovenisë

Nga 11 deri më 15 korrik në Postojna të Sllovenisë do të mbahet Kampi "FIBA European Women's Basketball Summit", që organizohet për vitin e 13-të radhazi nga FIBA Evropa dhe Federata e Basketbollit të Sllovenisë.

Në këtë Kamp organizatorët kërkojnë nga Federatat Nacionale të Evropës që të nominojnë dy basketbolliste nën 15 vjeç, 1 trajnere (femër) dhe 1 gjyqtare (femër).

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur që Kosovën në këtë aktivitet ta përfaqësojnë Saranda Daci në cilësinë e trajneres, Irma Konjusha në cilësinë e gjyqtares dhe Gresa Berisha e Xheneta Dacic të dyja këto basketbolliste nga Peja. Ato kanë udhëtuar të enjten për këtë kamp shumë të rëndësishëm.

Kampi i basketbollisteve do të jetë i fokusuar në zhvillimin e aftësive individuale, në veçanti mbi bazat specifike për lojtaret fundore dhe ato që luajnë në pozitat alo-qendër ose qendër, andaj edhe secilës Federatë Nacionale iu është kërkuar nga organizatorët që të dërgojnë lojtare të këtyre pozitave.

Klinika për trajneret do të udhëhiqet nga trajneret e diplomuara në programin e FIBA Evropës për trajnerë, FECC, të cilat trajnere janë të specializuara në zhvillimin e lojtareve të reja, andaj edhe organizatorët kanë kërkuar që Federatat Nacionale të dërgojnë trajnere që punojnë me gjenerata të reja.

Ndërkaq kampi për gjyqtaret do të udhëhiqet nga instruktoret e nivelit të lartë të FIBA-s, si dhe nga top gjyqtaret në FIBA.

Duhet theksuar se ky është viti i tretë radhazi që Federata e Basketbollit të Kosovës është pjesëmarrëse e Kampit në Postojnë të Sllovenisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...