Synimi i Kosovës në Evropian është që të fitojë më shumë përvojë - Bota Sot
Synimi i Kosovës në Evropian është që të fitojë më shumë përvojë

Basketboll

Synimi i Kosovës në Evropian është që të fitojë më shumë përvojë

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 11:07
Synimi i Kosovës në Evropian është që të fitojë më shumë përvojë

Kosova U-20 në konkurrencën e meshkujve ka zhvilluar ndeshjen e parë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Portugali. 

Djelmoshat e rinj kanë pësuar 86:37 nga Estonia, në një ndeshje ku ishin edhe të hendikepuar, sepse Dardan Kapiti dhe Ardit Pepaj, dy shtyllat e Kosovës nuk ishin 100 % të gatshëm për shkak të lëndimeve dhe kanë luajtur me minuta të kufizuar.

Sidoqoftë, përzgjedhësi Ibrahim Karabegu u ka dhënë hapësirë të gjithë lojtarëve përballë Estonisë, që ka lojtarë në top ligat evropiane.  

Leon Neziri realizoi 12 pikë, derisa Meriton Ismaili nëntë. Synimi i Kosovës në këtë Evropian është të fitojë më shumë përvojë në gara të tilla. 

Dardanët ndeshjen e ardhshme e zhvillojnë të shtunën ndaj Holandës nga ora 17:00.  

Ndërkohë, Kosova U-18, në konkurrencën e femrave ka pësuar 61:83 nga Bullgaria në luftë për pozitat 17-22. Dea Pushkolli me 17 pikë dhe Arba Hashani me 15, u dalluan më shumë te Kosova. 

Vashat kosovare po fitojnë përvojë nga ky kampionat, derisa janë më të reja në moshë se kundërshtaret e tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...