Kosova më e mirë se Shqipëria

Basketboll

Kosova më e mirë se Shqipëria

Më: 13 korrik 2019 Në ora: 11:10
Kosova më e mirë se Shqipëria

Kosova U-18 në konkurrencën e meshkujve ka fituar miqësoren ndaj Shqipërisë U-18, me rezultat 54:46, në turneun që po zhvillohet në Shkup, ku po marrin pjesë edhe Maqedonia Veriore si mikpritëse dhe Bullgaria. 

Përzgjedhësi i Kosovës U-18, Gyltekin Selimi, është shprehur i kënaqur me fitoren, edhe pse siç ka thënë ka mundur të bëjnë edhe më shumë. 

Kosova sot (e shtunë) nga ora 20:00 do të luajë ndaj Maqedonisë Veriore, kurse të dielën nga ora 18:00 përballet me Bullgarinë. Të gjitha ndeshjet zhvillohen në Shkup. 

Djelmoshat e rinj kosovarë po përgatiten për Kampionatin Evropian, Divizioni B, që do të zhvillohet nga 26 korriku deri më 4 gusht në Oradea të Rumanisë. 

Kosova është në Grupin D së bashku me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat