Kështu s’e keni pa Fisin me Diellza Kolgecin

Basketboll

Kështu s’e keni pa Fisin me Diellza Kolgecin

Nga: Kemajl Goca Më: 13 korrik 2019 Në ora: 17:39
Kështu s’e keni pa Fisin me Diellza Kolgecin

Bashkëshortët shijojnë pushimin veror! Basketbollisti i kombëtares së Kosovës, Fisnik Rugova, ndryshe anëtar i kampionit të Kosovës, Z Mobile Prishtina, me aktoren e famshme shqiptare, Diellza Kolgeci, po kalojnë ditë të bukura të pushimit në bregdetin malazez përkatësisht në Ulqin.  

Image

Diellza e Fisi po ndihen edhe më bukur me vajzën e tyre simpatike, Helenën. 

Ata kanë bërë një mori foto dhe secila më e bukur se tjetra, mbase kësisoj asnjëherë si kemi pa. 

Diellza po ndihet jashtëzakonisht e kënaqur me ambientin në Ulqin dhe që po kalon pushimet në mënyrën më të mirë. 

Image

Fisi, Helena simpatike dhe Diellza

Fisi i ndërprenë si pa rend pushimet për shkak se do t’i bashkohet të hënën e 15 korrikut përgatitjeve të kombëtares së Kosovës, e cila do të luajë në garat kualifikuese në gusht kundër Britanisë së Madhe dhe Luksemburgu.

Image

Ajo që ua mrekullon ditën është Helena!
Aktorja apo modelja e njohur shqiptare, si gjithmonë me familje kalon së paku dy muaj pushimet në Ulqin. Edhe Diellza ka planet e saja. 

Image

Helena Simpatike

Ndërkaq, Fisniku tash e tutje nuk do të jetë në Ulqin shkaku i përgatitjeve.
Fotografitë që i shihni janë të rralla dhe me shumë domethënie të aktores, basketbollistit dhe Helenës simpatike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat