Anthony Davis merr vendim të rëndësishëm, ndryshon gjithë situatën tek Lakers - Bota Sot
Anthony Davis merr vendim të rëndësishëm, ndryshon gjithë situatën tek Lakers

Basketboll

Anthony Davis merr vendim të rëndësishëm, ndryshon gjithë situatën tek Lakers

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 06:20
Anthony Davis

Anthony Davis ka marrë një vendim të rëndësishëm, menjëherë pas transferimit tek Los Angeles Lakers.

Transferimi i AD tek skuadra e Lakers konsiderohet si një prej lëvizjeve më të mëdha në NBA.

Bashkimi i forcave të Davis me LeBron James ka kthyer skuadrën e LA në një konkurrente kryesore për titullin e kampionit.

Më herët raportohej se James i kishte dhuruar Davis fanellën me numrin 23, por së fundmi ky opsion është hedhur poshtë.

Raportimet e fundit nga ‘Yahoo Sport’ bëjnë të ditur se qendra amerikane do të luajë me numrin 3, që e mbante kur ishte student.

Kjo lë të kuptohet se ‘mbreti James’ do të bartë numrin 23 edhe për një tjetër sezon, duke shuar dëshirën që ta shohim James me numrin 6, sikur në Miami Heat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...