Vashat e Kosovës kanë një moshë më të re se kundërshtaret e tyre

Basketboll

Vashat e Kosovës kanë një moshë më të re se kundërshtaret e tyre

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 16:58
Vashat e Kosovës kanë një moshë shumë më të re se kundërshtaret e tyre

Për herë të parë në Kosovë, do të organizohet një Kampionat Evropian, gjegjësisht Divizioni B, për femrat U-20. 

Gjithashtu për herë të parë vashat e Kosovës U-20 do të marrin pjesë në një ngjarje të nivelit të tillë dhe do të debutojnë pikërisht para publikut në Prishtinë. 

Vashat e Kosovës kanë një moshë shumë më të re se kundërshtaret e tyre dhe synimi i tyre është të fitojnë përvojë dhe të kenë një përfaqësim sa më të mirë në Prishtinë. 

Mosha mesatare te ekipi i Kosovës është 17.2, dhe kjo tregon për dallimin me kundërshtaret e tyre. Basketbollistja më e re është Astera Tuhina, vetëm 14-vjeçare, derisa më e vjetra, Mirëlinda Daku 20-vjeçare.  

Kosova është në grup me Turqinë dhe Rumaninë, ku nuk do ta kenë aspak lehtë. 

FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B-Femrat do të mbahet në Prishtinë prej 3 deri më 11 Gusht 2019, ndërsa do të marrin pjesë 12 shtete: Kosova, Izraeli, Finlanda, Britania e Madhe, Kroacia, Turqia, Greqia, Ukraina, Bullgaria, Rumania, Irlanda dhe Islanda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat