Kundërshtarët e mundshëm të Rahovecit në Evropë

Basketboll

Kundërshtarët e mundshëm të Rahovecit në Evropë

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 19:23
Kundërshtarët e mundshëm të Rahovecit në Evropë

FIBA Europe Cup ka treguar për sistemin e garave në edicionin e ri. Në fazën e grupeve do të marrin pjesë 32 skuadra, ku 12 janë kualifikuar automatikisht për edicionin e ri. 

15 skuadra do të jenë, që nuk do të kualifikohen në fazën e grupeve në BasketballChampionsLeague. Në kualifikimet e kësaj gare është edhe kampionia e Kosovës, Z Mobile Prishtina. Nëse nuk kualifikohet në Basketball Champions League do të garojë në FIBA Europe Cup. 

Ndërkohë, do të ketë vetëm një raund kualifikues, me dhjetë skuadra që do të luftojnë për pesë vende. 

Në mesin e tyre është edhe KB Rahoveci, si nënkampion i Kosovës që për herë të parë do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare. 

Kundërshtarët e mundshëm të Rahovecit janë: Dnipro (Ukrainë), ZZ Leiden (Holandë), Kersiyaka SK (Turqi), U-BT Cluj Napoca (Rumani) dhe Kataja Basket (Finlandë). 

Ndeshjet kualifikuese do të zhvillohen më 2 dhe 9 tetor. Shorti do të hedhet më 24 korrik në Munih.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat