Tradita vazhdon me streetball

Basketboll

Tradita vazhdon me streetball

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 15:31
Tradita vazhdon me streetball

Në Sheshin Skënderbeu në Prishtinë, me regjistrimin e ekipeve për garën e parë kualifikuese nëpër qytete, starton edicioni i 20-të jubilar i Streetball Kosova 2019 i cili sivjet ka moton “20 vjet liri – 20 vjet kënaqësi streetballi”

Streetball Kosova edicionin e 20 do ta festoj me shumë risi, bukuri dhe befasi, si kurrë më parë.

Si kurrë më parë, kampionët e turneve kualifikuese nëpër 7 qytete, përveç të kualifikimit në Superfinalen e 28 Korrikut, do të shpërblehen me nga 200 euro (për ekip).

Në Superfinalen e cila sivjet është garë ndërkombëtare dhe turne Satelitë i FIBA 3x3 (Streetball Kosova International Cup 2019), fituesi shpërblehet me 3000 euro dhe kualifikim në FIBA 3X3 LUBJANA CHALLENGER 2019 që mbahet me 17-18 Gusht në kryeqytetin sllovenë, si pjesë e FIBA 3x3 Ëorld Tour.

Disa nga risit dhe rregullat që domosdoshmërisht duhet të respektohen nga pjesëmarrësit është se pjesëmarrësit PATJETËR duhet ta kenë të regjistruar profilin në FIBA 3x3 (FIBA PLAYER PROFILE) në linkun https://play.fiba3x3.com/signup ose https://play.fiba3x3.com/players

Lojtarët pa profil të regjistruar në FIBA 3x3 do të duhet ta hapin Player Profile në FIBA 3x3 për të pas mundësi të luajnë.

Nga sivjet, lojtari i cili regjistrohet për një ekip në kuadër të Streetball Kosova Tour 2019 nuk mund ta ndryshoj ekipin dhe të luaj për ndonjë ekip tjetër.

Skuadrat për të bërë gara sivjet mund të regjistrojnë për komplet edicionin 6 lojtarë . Minimumi është 3 lojtarë (edhe pse ekipi përbëhet nga 4) ndërsa skuadra mund të regjistroj edhe  2 rezervista në mënyrë që të  luaj me rotacion apo zëvendësoj lojtarët në rast të lëndimeve apo pamundësive që ndonjë nga 4 anëtarët e ekipit të parë të paraqitën në ndonjërin prej turneve në mbarë Kosovën.

Pra, një herë kur një lojtarë regjistrohet për një ekip, ai më nuk mund të ndryshoj skuadër dhe të luaj për ndonjë skuadër tjetër në ndonjë qytet tjetër, sikurse ishte rasti viteve të kaluara. Natyrisht, bëhet fjalë për Streetball Kosova 2019 Tour

Nëse ndodh që dikush të bëjë regjistrim të dyfishtë dhe hetohet, ai dhe skuadra diskualifikohen automatikisht nga garat e mëtejme të këtij edicioni.

Ekipi  i njëjti mund të garoj në disa qytete dhe me këtë STREETBALL KOSOVA si organizata më e vjetër e basketbollit të Kosovës e pranuar si institucion në FIBA, gjegjësisht në FIBA 3x3, iu mundëson lojtarëve dhe ekipeve të merren seriozisht me sportin e basketit 3x3 dhe të fitojnë numër më të madh të pikëve në Kosovë dhe renditje individuale më të mirë në FIBA 3x3 Listën Botërore të lojtarëve, njëkohësisyht duke e ngritur numrin e pikëve dhe rejtingun e Kosovës në listën e shteteve të FIBA 3x3 .

Po ashtu, pjesëmarrësit duhet ta dinë se numri i skuadrave në turne është limituar në vetëm 12, për një qytet.

KALENDARI I GARAVE I STREETBALL KOSOVA 2019

E premte, 19.07.2019 Prishtinë Sheshi Zahir Pajaziti 
E shtunë, 20.07.2019 Gjakovë SH.M.Prenk Jakova 
E diel, 21.07.2019 Ferizaj Platoja tek Komuna 
E martë, 23.07.2019 Prizren Qendra e Sporteve 
E mërkure,24.07.2019 Gjilan Platoja para Teatrit
E enjte, 25.07.2019 Mitrovicë Liqeni akumulues 
E premte,26.07.2019 Pejë Q.S.“Valon Begolli”

Të gjitha garat fillojnë nga ora 15.

Edicioni i svjetmë do të kulmoj me super-spektaklin në super-finalen e cila mbahet të dielën me 28 Korrik në Prishtinë, në Sheshin Zahir Pajaziti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat