Sllovaki-Kosovë, ky është rezultati përfundimtar - Bota Sot
Sllovaki-Kosovë, ky është rezultati përfundimtar

Basketboll

Sllovaki-Kosovë, ky është rezultati përfundimtar

Nga: Kemajl Goca Më: 21 korrik 2019 Në ora: 19:39
Sllovakia sërish më e mirë se Kosova

Kombëtarja e Kosovës sërish mundet nga Sllovakia në Bratisllavë, por kësaj radhe humbja ka qenë më e thellë.

Sllovakët shënojnë fitore me 17 pikë dallim (82:65) ndaj Kosovës, në ndeshjen miqësore, e cila ka qenë shumë e rëndësishme për selektorin tonë Damir Mulaomeroviqin që të shoh formën e basketbollistëve të tij në prag të sfidave kualifikuese për Eurobasket 2021, ndaj Britanisë së Madhe dhe Luksemburgut.

Kjo ishte miqësorja e dytë e Kosovës, që u zhvillua brenda dy ditëve, pasi që të parën e humbi me rezultat më të ngushtë, 85:79.

Brodziansky shënoi 21 pikë për sllovakët, kurse te Kosova Tmusiç realizoi 20 pikë. Sipas faqes së FIBA-s, Dardan Berisha nuk ka pasur asnjë minutë lojë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...