Selimi: Kosova është në nivel me Portugalinë dhe Austrinë

Basketboll

Selimi: Kosova është në nivel me Portugalinë dhe Austrinë

Më: 24 korrik 2019 Në ora: 16:01
Selimi: Kosova është në nivel me Portugalinë dhe Austrinë

Basketbollistët e Kosovës U-18 të mërkurën kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Prishtinë, para udhëtimit drejt Rumanisë, ku do të marrin pjesë në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që mbahet nga 26 korriku deri më 4 gusht. 

Synimi i Kosovës është të tregojë ndeshje të mira dhe të ketë përfaqësim sa më të mirë. Lojtarët kanë stërvitur maksimalisht dhe janë të motivuar për këtë Evropian.  

Përzgjedhësi i Kosovës U18, Gyltekin Selimi, ka folur për rrjedhën e përgatitjeve. “Jemi stërvitur maksimalisht për këtë Evropian, me shpresën se do të tregojmë lojëra sa më të bukura dhe të përfaqësojmë shtetin sa më denjësisht në këtë garë shumë të rëndësishme. Lojtarët janë të motivuar dhe do të japim maksimumin në çdo ndeshje. Këtë mund ta premtojmë”, ka thënë Selimi për faqen zyrtare të FBK-së. 

Ndeshja e parë do të jetë të premten ndaj Hungarisë. “Nuk do të jetë aspak lehtë, sepse Hungaria ka një ekip shumë të mirë. Kosova është në nivel me Portugalinë dhe Austrinë. Gjithsesi çdo ndeshje do t’i qasemi me profesionalizëm të madh. Ne i dimë forcat tona”, theksoi tutje Selimi. 

Dardanët e rinj ndodhen në një grup me Bjellorusinë, Suedinë, Hungarinë, Austrinë dhe Portugalinë. 

Gjatë përgatitjeve Kosova ka zhvilluar miqësore me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë. Me kuqezinjtë kanë fituar, derisa pësuan nga Maqedonia e Bullgaria, edhe pse treguan ndeshje të mira. 

Selimi në fund ka shpallur edhe 12-shen për Evropian.  

Lista 

Erhan Sholla 

Donat Rexhepi 

Albin Berisha 

Drilon Shala 

Don Polloshka 

Enis Morina 

Endtrit Berisha 

Drin Krasniqi 

Donat Musa 

Rron Thaqi 

Leonit Veliu 

Bardh Rexha 

Ndihmëstrajnerë: Arianit Morina dhe Laurant Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat