James ka marrë fund? Statistikat nuk thonë kështu

Basketboll

James ka marrë fund? Statistikat nuk thonë kështu

Më: 26 korrik 2019 Në ora: 23:52
LeBron James

Ylli i NBA, LeBron James, është akoma lojtari që konsiderohet si fytyra e ligës më të fortë të basketbollit në botë, dhe kjo gjë me gjasë do të vazhdojë të jetë kështu deri në pensionimin e lojtarit.

James, i cili konsiderohet si një lojtarët më të mirë në historinë e basketbollit, nëse jo më i miri, kishte pranuar disa kritika në fundin e sezonit të kaluar, me disa analistë që konsideronin se ‘Mbreti’ ka marrë fund.

Por, janë disa statistika të cila përgënjeshtrojnë ato zëra, duke vënë në pah se LeBron është në ritmin e njëjtë, dhe ndoshta më të mirin në karrierë.

Krahasuar me sezonin e kaluar tek Miami Heat, kur shpallej MVP, që konsiderohet si sezoni më i mirë në karrierën e ‘Mbretit’, James sezonin e kaluar ka pasur numra edhe më të mirë.

LeBroni i Miami regjistronte 26.8 pikë për ndeshje, 8.0 kërcime dhe 7.3 asistime për ndeshje.

Kurse, LeBron i Lakers arriti të regjistronte 27.4 pikë për ndeshje, 8.5 kërcime si dhe 8.3 asistime.

Pjesa e keqe e sezonit të kaluar ishte pamundësia për kualifikim në ‘Play Off’, por duhet pasur parasysh se LeBron ishte i lënduar për një pjesë të madhe të sezonit.

Gjithashtu, edicionin e ardhshëm , ‘Mbreti’ do të ketë ndihmë të madhe edhe nga Anthony Davis, dhe Lakers shihen si një nga favoritët për titullin e kampionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat