Në Prishtinë 12 kombëtare do të luftojnë për trofeun e çmuar

Basketboll

Në Prishtinë 12 kombëtare do të luftojnë për trofeun e çmuar

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 13:11
Në Prishtinë 12 kombëtare do të luftojnë për trofeun e çmuar

Kampionati Evropian i Divizionit B për U20 te femra do të jetë historik. Ky është Evropiani i parë i nivelit të tillë që organizohet në Prishtinë për tetë ditë me radhë, ku 12 kombëtare do të luftojnë për trofeun e çmuar, nga 3 deri më 11 gusht.  

Me qëllim që turneu në Prishtinë të shkojë sipas planit dhe të mbahet mend si i mirë-organizuar, është mbajtur një mbledhje me vullnetarët e këtij Evropiani, si dhe Komitetin Lokal Organizativ. 

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku, fillimisht ka folur para të pranishmëve për rëndësinë e këtij kampionati, e më pas është përqendruar në detyrat që secili do t’i ketë gjatë Kampionatit. 

Dushku, e cila është udhëheqëse e Komitetit Lokal Organizativ të FIBA U20 Kampionatit Evropian - Divizioni B – Femrat, theksoi se do të ketë edhe shumë mysafirë specialë, kurse ceremonia hapëse është shumë e rëndësishme, derisa mbylla e kampionatit më 11 gusht pritet të bëhet me një ceremoni spektakolare. 

11 ekipe të huaja do të vendosen në hotele të ndryshme, derisa vullnetarët do të jenë afër tyre, për çfarëdo që kanë nevojë.   

Vitin e kaluar në Kosovë është mbajtur Kampionati Evropian, Divizioni C, te U18 (M), derisa kjo është hera e parë që një Evropian i tillë mbahet në Prishtinë, Palestrën ‘1 Tetori’ dhe Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.  

Gjithashtu është hera e parë që vashat e Kosovës U20 do të paraqiten në një garë të tillë. Kosova është në grup me Turqinë dhe Rumaninë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat