Superfinalja e streetballit

Basketboll

Superfinalja e streetballit

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 15:22
Superfinalja e streetballit

Pasi i ka kaluar 1000 kilometra duke organizuar garat në 7 qendrat më të mëdha të Kosovës, edicioni i 20 jubilar ka ardhur në fazën finale, atë SUPERFINALE.

Të dielën me fillim nga ora 16, tetë skuadrat më të mira kosovare dhe 4 skuadra të ftuara do të garojnë për 3000 euro dhe kualifikimin në FIBA 3x3 Ljubljana Challenger.

Në Prishtinë triumfoi skuadra nga Shkupi: Air Sun Fragment e cila në finalen e Prishtinës mposhti nënkampionët e vitit të kaluar, Air Force One. Ndërkohë, Air Force One triumfoi në Gjakovë pasi në finale mposhti skuadrën shumë simpatike dhe të talentuar Kerasani dhe kështu siguroi pjesëmarrjen në Superfinalen e 28 Korrikut.   

Air Force One triumfoi edhe në Ferizaj andaj kualifikimin për në Superfinale e garantoi ekipi nga Shkodra The Answer që në gjysmëfinale kishte mposhtur ekipin shkupjan Fragmentin (fituesin e Prishtinës) por u mposht nga Air Force One në finale.

Turneun e Prizrenit e fitoi skuadra Bero Kingdom ndërsa Gjilanin në Superfinale do ta përfaqësoj skuadra finaliste Pro Eng Përlepnicën e udhëhequr nga Fisnik Mehmeti e cila pësoi nga Air Force One që tashmë kishte fituar në Gjakovë e Ferizaj prandaj skuadra Pro Eng Përlepnica që përndryshe ishte kampione e Kosovës në vitin 2009 sivjet është sërish në superfinale.

Në Mitrovicë përsëri fitoi skuadra Air Force One ndërsa  vizën për në Superfinale e siguroi skuadra L Bistro House. Krejt në fund, garën maratonike të Pejës e cila zgjati dy ditë për shkak të shiut e fitoi skuadra Bero Kingdom e cila në finale mposhti ekipin Shmekat por pasi Bero kishte triumfuar në Prizren, në Superfinale kualifikohet skuadra Shmekat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat