Kosova mposht Shqipërinë edhe në miqësoren e dytë

Basketboll

Kosova mposht Shqipërinë edhe në miqësoren e dytë

Më: 27 korrik 2019 Në ora: 20:40
Dardanët kanë regjistruar fitoren e dytë në dy ditë kundër Shqipërisë

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, ka vazhduar me formën e mirë në ndeshjet miqësore kundër Shqipërisë.

Sot, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Dardanët kanë regjistruar fitoren e dytë në dy ditë kundër Shqipërisë.

Rezultati me të cilin është mbyllur ndeshja e luajtur sonte ishte 88-71, që është rezultat më i thellë sesa ai i ndeshjes së mbrëmshme (98:85).

Këto ndeshje po i shërbejnë kombëtares së Mulaomerovic për tu përgatitur dhe për të parë formën para ndeshjeve parakualifikuese për Eurobasket 2021.

Kosova në këto parakualifikuese do të jetë në grup me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe, grup nga i cili vendi i parë kalon në raundin tjetër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat