Kosova mundet nga Austria

Basketboll

Kosova mundet nga Austria

Më: 28 korrik 2019 Në ora: 17:58
Kosova mundet nga Austria

Basketbollistët e Kosovës U18 kanë pësuar humbje nga Austria 79:92, në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Rumani. 

Dardanët e rinj e fituan çerekun e parë 23:19 dhe luftuan deri në fund, por pa arritur të fitojnë.  

Donat Rexhepi kishte 20 pikë e tetë kërcime, derisa u ndihmua nga Albin Berisha me 17 pikë dhe Donat Musa me 16. Me 11 pikë e nëntë kërcime kontribuoi Erhan Sholla. 

Dita e hënë është pushim, derisa të martën nga ora 19:45 do të përballen me Bjellorusinë dhe një ditë më pas do tëzhvillojnë ndeshjen e fundit në grupe kundër Portugalisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat