Kjo vogëlushe 2 vjeçe kur na u rrit e çoi peshë Jugosllavinë e Titos

Basketboll

Kjo vogëlushe 2 vjeçe kur na u rrit e çoi peshë Jugosllavinë e Titos

Nga: Kemajl Goca Më: 2 gusht 2019 Në ora: 19:24
Kjo vogëlushe 2 vjeçe në të majtën, me nënën dhe me motrën e saj

Kur e shikonin atëkohë askujt nuk ia mbushte syrin Resmije Juniku, sepse ishte trupshkurtër, 162 centimetra! 

Image

E vogël me trup por buldozer në fushë, organizatore e jashtëzakonshme në fushën e basketbollit dhe sot është legjendë e basketbollit në Kosovë, nuk ka pasur lojtare më të mirë!

Në foto e shohim në të majtë kur nuk kishte më shumë se 2 vjeç, por pastaj u rrit e na çoi peshën Jugosllavinë e Titos.
Resmija si Resmija, lojtare kyqe në Universitetin  e Prishtinës dhe që garonin në ligën e parë të Ish Jugosllavisë.

Image

Kjo vogëlushe dyvjeçare sot ka më shumë se 66 vjet dhe ka edhe djalin basketbollist, e ai është Fisniku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat