Sot fillon Evropiani historik në Kosovë

Basketboll

Sot fillon Evropiani historik në Kosovë

Më: 3 gusht 2019 Në ora: 11:44
Sot fillon Evropiani historik në Kosovë

Sot fillon Kampionati Evropian i Divizionit B për femra U20 në Prishtinë. Kampionati do të zgjasë deri më 11 gusht, kur është ceremonia mbyllëse dhe finalja e madhe.

12 kombëtare luftojnë për trofeun e çmuar, derisa vashat e Kosovës U20 për herë të parë marrin pjesë në një garë të tillë.

Synimi i tyre është të fitojnë përvojë, derisa mosha mesatare në ekipin e Kosovës është 17 vjeç.

Vashat janë në grup me Turqinë dhe Rumaninë. Takimet e para zhvillohen nga ora 16:30 në Palestrën “1 Tetori” dhe Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, kurse ndeshja e parë për Kosovën do të jetë ndaj Turqisë nga ora 19:00.

Biletat do të dalin në shitje të shtunën dhe mund ti blini tek Neë Born-i dhe para palestrës “1 Tetori”.

Çmimi i biletës do të jetë 1.00 euro (një euro), dhe kjo biletë do të jetë ditore, pra me një euro mund ti shikoni të gjitha ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës.

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka vendosur më parë që të gjitha të hollat që do të grumbullohen nga shitja e biletave të FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B - Femrat që do të organizohet në Prishtinë të jepen donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat