Ka filluar shitja e biletave të FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B - Femrat që do të organizohet në Prishtinë.
Të hollat do të jepen donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike.
"Biletat mund ti blini tek New Born-i dhe para palestrës “1 Tetori”. Çmimi i biletës do të jetë 1.00 euro (një euro), dhe kjo biletë do të jetë ditore, pra me një euro mund ti shikoni të gjitha ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës.
Federata e Basketbollit të Kosovës dhe Shoqata për personat me Fibrozë Cistike shpresojnë se kjo kampanjë do të mbështetet nga të gjithë, andaj kërkon nga shoqëria kosovare të bëhen pjesë e saj.
FIBA U20 Kampionati Evropian, Divizioni B - Femrat do të mbahet në Prishtinë prej 3 deri më 11 Gusht 2019", thuhet nga FBK.