Kosova U18 e përfundoi me fitore Evropianin

Basketboll

Kosova U18 e përfundoi me fitore Evropianin

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 10:04
Basketbollistët e Kosovës U18

Basketbollistët e Kosovës U18 e kanë përfunduar me fitore Kampionatin Evropian, Divizioni B, që përfundoi dje në Rumani.

Në ndeshjen për vendin e 23-të, Dardanët e rinj e kanë mundur Luksemburgun me rezultat 67:49.

Bardh Rexha ka qenë i jashtëzakonshëm me 20 pikë dhe 14 kërcime, derisa është ndihmuar nga Albin Berisha dhe Donat Musa, me nga dhjetë pikë.

Ky Evropian ishte një përvojë e mirë për basketbollistët e Kosovës, që si synim kishin të fitojnë përvojë në gara të tilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat