Dita e tretë e Evropianit: Kosova përballet me Rumaninë - Bota Sot
Dita e tretë e Evropianit: Kosova përballet me Rumaninë

Basketboll

Dita e tretë e Evropianit: Kosova përballet me Rumaninë

Më: 5 gusht 2019 Në ora: 11:05
Kosova përballet me Rumaninë

Kampionati Evropian i Divizionit B për femra U20, vazhdon me ndeshje shumë interesante.

Kosova do të përballet me Rumaninë në takimin e fundit të grupit. Si vashat e Kosovës edhe ato të Rumanisë kanë pësuar nga Turqia, që është lidere e grupit.

Sidoqoftë, ky Evropian është i rëndësishëm për vashat kosovare që të fitojnë përvojë në garat ndërkombëtare, pasi paraqiten për herë të parë në ngjarje të tilla madhore, kurse edhe janë më të reja se kundërshtaret e tyre. Mosha mesatare në ekipin e Kosovës është 17 vjeç.

Kosova-Rumania zhvillohet nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Biletat mund ti gjeni tek New Borni dhe Palestra “1 Tetori”.

Çmimi i biletës do të jetë 1.00 euro (një euro), dhe kjo biletë do të jetë ditore, pra me një euro mund ti shikoni të gjitha ndeshjet që zhvillohen gjatë ditës. 

Të gjitha të hollat që do të grumbullohen nga shitja e biletave do të jepen donacion për fëmijët e prekur nga sëmundja e fibrozës cistike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...