Jonormale çka bëri selektori i Serbisë në Kosovë dhe kë e ka vizituar!

Basketboll

Jonormale çka bëri selektori i Serbisë në Kosovë dhe kë e ka vizituar!

Nga: Kemajl Goca Më: 6 gusht 2019 Në ora: 17:17
Krerët e federatës serbe në komunën e Leposaviqit

Nuk erdhi me shpirtin e sportistit, por erdhi ilegalisht e pa lejen e autoriteteve të Republikës së Kosovës dhe me një mision shumë provokues, e primitiv!

Image

Aleksandër Gjorgjeviq, djathtas me tre gishta, skandal

Selektori i Serbisë në basketboll (meshkujt), Aleksandër Gjorgjeviq, bëri edhe një gjest primitiv, përveç që ngriti tre gishta, mori pjesë në aktivitetin ilegal sportiv ku ishin rreth 2000 veta në Leposaviq gjatë të shtunës që e lamë pas. 

Ai ka vizituar edhe përmendoren e Patriarkut Pavle, që është vendos tash e një kohë! 
Patriarku Pavle ishte mbështetësi më i madh i ndarjes së Kosovës.

“Patriarku Pavle ka mbështetur ndarjen e Kosovës”, ka shkruar ish-kryetari i asaj kohe i një farë RFJ-së në librin e tij.

 “Në shekullin e huaj 2”, që përshkruan shënimet dhe ditarin e Dobrica Qosiqit i cili ka kërkuar që ky libër të botohet pas vdekjes së tij, ndërkohë që ka komentuar takimin e tij me Patriarkun Pavle në vitin 2004, kishte shkruar para disa kohe “Pravda”.

Një delegacion i Federatës së Basketbollit të Serbisë, i përbërë nga presidenti Predrag Danilloviq, Sekretari i Përgjithshëm Dejan Tomasheviq, selektori Aleksandar Gjorgjeviq dhe ndihmëstrajneri Jovica Antoniq vizituan komunën e Leposaviqit dhe morën pjesë në turneun e futbollit të vogël “Miqësia 2019” gjatë të shtunës, edhe dolën nga aty pa asnjë ther në këmbë, sikur të ishin në shtëpinë e tyre, jo në një shtet tjetër.

Ky është një turp i radhës dhe aq më tepër se si provokoi Gjorgjeviq në çdo aspekt deri të përmendorja e Pavles!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat