Sot është dita vendimtare për basketbollistët e Kosovës

Basketboll

Sot është dita vendimtare për basketbollistët e Kosovës

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 12:19
Sot është dita vendimtare për basketbollistët e Kosovës

Sot është dita vendimtare për basketbollistët e Kosovës që do të përballen me Britaninë e Madhe nga ora 20:30, në palestrën “Minatori” të Mitrovicës. 

Kjo është një nga sfidat më të rëndësishme për Kosovën në basketboll, derisa lojtarët kanë nevojë për përkrahjen nga tifozët. 

Tifozët “Dardanët” kanë konfirmuar pjesëmarrjen në këtë ndeshje të madhe, derisa çmimi i biletave është 2 euro. 

Kosova në rast të fitores do të rriste gjasat për kualifikim pas humbjes nga Luksemburgu. Pikërisht me Luksemburgun do të përballet më 14 gusht, sërish në “Minatori” të Mitrovicës, një palestër që ka qenë shumë e ‘nxehtë’ për çdo kundërshtar. 

Nga ky grup vetëm fituesi kualifikohet në rrethin e ardhshëmtëEurobasket 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat