Dita e pestë e Evropianit: Kosova ndeshet me Ukrainën, Irlanda ndaj Izraelit

Basketboll

Dita e pestë e Evropianit: Kosova ndeshet me Ukrainën, Irlanda ndaj Izraelit

Më: 7 gusht 2019 Në ora: 12:56
Kosova

Sot është dita e pestë e Kampionatit Evropian në Prishtinë, Divizioni B, për femra U20.

Nga dita e sotme, fillon faza e dytë e grupeve, ku dy grupe janë ndarë me nga katër ekipe, derisa Kosova, Ukraina, Greqia dhe Islanda do të ndeshen njëra me tjetrën në luftë për pozitat 9-12.

Kosova do të ndeshet me Ukrainën nga ora 14:00 në Palestrën “1 Tetori”. Vashat e Kosovës kanë nevojë për përkrahje, pasi janë më të reja, ku mosha mesatare është 17 vjeç dhe kjo është hera e parë që marrin pjesë në një ngjarje të tillë. Ndërkohë, Greqia dhe Islanda përballen nga ora 14:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Një nga sfidat më interesante të ditës së sotme është Irlanda-Izraeli, që zhvillohet nga ora 16:30, kurse në takimet tjera takohen: Rumania-Finlanda (16:30), Kroacia-Britania e Madhe (19:00) dhe Turqia-Bullgaria (19:00).

Irlanda, Izraeli, Kroacia dhe Britania e Madhe janë në njërin grup, derisa në tjetrin bëjnë pjesë: Rumania, Finlanda, Turqia dhe Bullgaria.

Nga këto dy grupe, dy ekipet e para do të kualifikohen në gjysmëfinale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat