Si e justifikon humbjen Mulaomeroviq të Kosovës?

Basketboll

Si e justifikon humbjen Mulaomeroviq të Kosovës?

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 11:06
Si e justifikon humbjen Mulaomeroviq të Kosovës?

Kosova pësoi nga Britania e Madhe 63:71, derisa pas ndeshjes kanë folur edhe trajnerët dhe dy lojtarët më të mirë nga skuadrat respektive.

Gabriel Olaseni, basketbollisti i Britanisë së Madhe është shprehur: “Trajneri n aka përgatitur mirë për këtë ndeshje. Nuk ishte aspak e lehtë, sepse Kosova ka një ekip shumë të mirë, derisa tani duhet të përgatitemi për ndeshjen e ardhshme”.

Nathan Reinking, trajneri i Britanisë së Madhe, deklaroi: “Kosova ka një ekip shumë të mirë dhe na kanë krijuar shumë probleme. Por, në momentet vendimtare, kemi kontrolluar lojën”, theksoi ai në konferencën për media.

Drilon Hajrizi, basketbollisti i Kosovës: “Loja ka qenë shumë i mirë, por ata kanë pasur përparësi në lojtarë më të gjatë dhe më me përvojë. Kemi edhe dy ndeshje dhe akoma besojmë në kualifikim”, deklaroi Hajrizi.

Damir Mulaomeroviq, trajneri i Kosovës: “Ne kishim shanse për të fituar këtë lojë. Djemtë po luanin mirë, por mungesa e lojtarit kryesor të qendrës, Lis Shoshi pati shumë ndikim. Lojtarët kanë luajtur mirë në mbrojtje, por jemi ndëshkuar nga Britania e Madhe, në gabimet që kemi bërë”, nënvizoi Mulaomeroviq pas ndeshjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat