Gerti Shima: Përballemi me ndalimin në hyrjen e sallës sportive, e turpshme!

Basketboll

Gerti Shima: Përballemi me ndalimin në hyrjen e sallës sportive, e turpshme!

Nga: Kemajl Goca Më: 8 gusht 2019 Në ora: 18:26
Gerti Shima me shokë

Telashe e telashe dhe jashtëzakonisht të pazakonta për basketbollistët e kombëtares së Shqipërisë, që gjithsesi është e palogjikshme që mos të lejohen ata të futen në sallën sportive për t’u stërvitur!

Shqetësime të mëdha për basketbollistët, të cilat i shpreh publikisht edhe basketbollisti i njohur Gerti Shima, që së fundi ka qenë pjesë e KB Tiranës dhe një kohë edhe i disa skuadrave me traditë në Kosovë. Reprezentuesi shqiptar është i habitur me at çfarë po iu ka ndodhur dhe nuk e kupton këtë gjë pikërisht në vitin 2019, në vend që t’ju mundësohen kushtet sa më të mira, ata hasin në probleme të çuditshme, nuk lejohen të futen në sallën sportive “Feti Borova” në Tiranë.

“Nuk mund ta lë pa shprehur se vitet e fundit, dëshira për të qenë pjesë e ekipit Kombëtar dhe për të dhënë kontributin tim (që duan apo s’duan disa persona është jashtëzakonisht i madh ne barazvlerë me kushtet e krijuara) ka qenë minimale, për të mos thënë inekzistente.

Gjithsesi, nisur nga pasioni i madh dhe dashuria e pakufi për këtë sport, kam vijuar në mënyrë vullnetare dhe jo vetëm unë por edhe shokët e ekipit, të japim kontributin tonë. Sërish ky vit ka qenë me një pikëpyetje më të madhe nëse duhet të tërhiqem apo të jem ende prezent edhe si Kapiten i Ekipit Kombëtar, pasi personalisht e shoh konsumim fizik dhe mendor.

Përveç problemit madhor që ekipi kombëtar i basketbollit Shqiptar, çdo vit nuk përbëhet nga i njëjti grup lojtarësh dhe kjo shprehet në vështirësi të konsiderueshme për të gjithë skuadrën. Sot sikurse fiks dhe 2 vite me përpara, përballemi me ndalimin në hyrjen e sallës sportive “Feti Borova”. E vetmja rrugë e jona — stërvitja me intensitet dy herë në ditë, për të përfaqësuar sadopak denjësisht ekipin tonë kombëtar, na mohohet në mënyrë të turpshme!

Pra, salla sportive “Feti Borova” nuk shërben për stërvitjen normale të Ekipit Kombëtar të Basketbollit, dhe mua nuk me interesojnë arsyet pasi faji bie me të gjithë organizatorët! Unë jam sportist dhe sot në 2019 nuk mund ta konceptoj të me ndalohet të stërvitem bashkë me shokët e skuadrës në një sallë sportive, për përfaqësimin e Shqipërisë në kompeticione të ndryshme. Sigurisht, ky status është një indinjim kaq i madh dhe një ofendim i jashtëzakonshëm që përsëritet për mua, trajnerin dhe gjithë djemtë e ekipit kombëtar!”, shkruan Shima në profilin e tij në facebook.

Një sportist elitar siç është Shima që shpreh indinjatën hapur se çfarë po ngjan vërtet është për t’u brengosur deri në pikën e fundit, se në çfarë niveli kemi arritur dhe aq me tepër që këta djem përfaqësojnë ngjyrat kuqezi, me një fjalë kombin shqiptar!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat