Mësohen gjysmëfinalistet e Evropianit që po mbahet në Prishtinë - Bota Sot
Mësohen gjysmëfinalistet e Evropianit që po mbahet në Prishtinë

Basketboll

Mësohen gjysmëfinalistet e Evropianit që po mbahet në Prishtinë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 23:06
Ilustrim

Në ditën e gjashtë të Kampionatit Evropian, Divizioni B, për femra U20, në Prishtinë janë zhvilluar disa ndeshje mjaft interesante.  

Britania e Madhe në një ndeshje mjaft të bukur ka mundur Izraelin me rezultat 67:47. Kjo ishte fitorja e dytë për britaniket në grupe nga tri ndeshje, derisa humbja e dytë për vashat izraelite. Britania ka siguruar një vend në gjysmëfinale, ashtu si Irlanda, që mundi Kroacinë me rezultat 66:53. Irlanda ka dy fitore dhe një humbje në grup.

Bullgaria ka mundur Rumaninë 82:73, duke regjistruar fitoren e dytë, derisa kjo ishte humbja e dytë për vashat rumune.

Bullgaria u kualifikua në gjysmëfinale, ashtu si Finlanda që mundi Turqinë 62:53.

Në gjysmëfinale të shtunën do të takohen: Irlanda-Bullgaria dhe Finlanda-Britania e Madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...