Skuadrat gjysmëfinaliste të Evropianit në Prishtinë

Basketboll

Skuadrat gjysmëfinaliste të Evropianit në Prishtinë

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 10:55
Skuadrat gjysmëfinaliste të Evropianit në Prishtinë

Në ditën e gjashtë të Kampionatit Evropian, Divizioni B, për femra U20, në Prishtinë janë zhvilluar disa ndeshje mjaft interesante.

Britania e Madhe në një ndeshje mjaft të bukur ka mundur Izraelin me rezultat 67:47. Kjo ishte fitorja e dytë për britaniket në grupe nga tri ndeshje, derisa humbja e dytë për vashat izraelite. Britania ka siguruar një vend në gjysmëfinale, ashtu si Irlanda, që mundi Kroacinë me rezultat 66:53. Irlanda ka dy fitore dhe një humbje në grup.

Bullgaria ka mundur Rumaninë 82:73, duke regjistruar fitoren e dytë, derisa kjo ishte humbja e dytë për vashat rumune.

Bullgaria u kualifikua në gjysmëfinale, ashtu si Finlanda që mundi Turqinë 62:53.

Në gjysmëfinale të shtunën do të takohen: Irlanda-Bullgaria dhe Finlanda-Britania e Madhe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat