KB Prishtina zyrtarizon transferimin e parë për sezonin e ri

Basketboll

KB Prishtina zyrtarizon transferimin e parë për sezonin e ri

Më: 9 gusht 2019 Në ora: 23:07
Shea Feehan

KB Prishtina ka sjellë përforcimin e parë për sezonin e ri.

Kampionët e Kosovës në basketboll, kanë nisur të përgatiten për mbrojtjen e titullit.

‘Bardh e kaltrit’ kanë arritur marrëveshje me Shea Feehan, i cili është transferimi i parë i skuadrës kryeqytetase.

Njoftimi i KB Prishtinës:

Shea Feehan bardh e kaltër!

Përforcimet e edicionit të ri i fillojmë me fundorin amerikan Shea Feehan.

Feehan i gjatë 183cm vie në Prishtinë nga NCAA përkatësisht nga kolegji Evansville ku kishte rrerh 10 pikë për ndeshje ndërsa para saj kishte një sezonë mbreslënëse në Eureka ku kishte 30 pikë për ndeshje.

Shea Feehan njihet si një lojtar energjik, i shpejtë dhe i saktë nga gjuajtet për 3pikë.

Një super sezonë na pre ! Welcome to the home of Champions Shea

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat