Prishtina ‘blindon’ Meriton Ismailin - Bota Sot
Prishtina ‘blindon’ Meriton Ismailin

Basketboll

Prishtina ‘blindon’ Meriton Ismailin

Më: 10 gusht 2019 Në ora: 21:53
Meriton Ismaili

Kampionët e Superligës së Kosovës në basketboll, Prishtina, kanë ‘blinduar’ talentin premtues, Meriton Ismaili.

Ismaili është një nga lojtarët më me perspektivë në Kosovë, i cili shquhet për saktësinë e tij nga gjuajtjet për tri pikë.

Meritoni ka vendosur që të rinovojë kontratën me skuadrën e Prishtinës, ku do të ketë mundësi që të rritet akoma si lojtar.

Deri më tani, Ismaili është grumbulluar edhe me Kombëtaren A, por suksesin më të madh kishte shënuar me kombëtaren U-20.

Më poshtë ua përcjellim njoftimin e plotë të skuadrës së Prishtinës, lidhur me rinovimin e Meriton Ismailit.

Një ndër lojtarët më me perspektivë në vendin tonë vazhdon kontratën me KB Prishtinën.

Ismaili i cili kaloj një sezon mjaft të mirë në klubin tonë në arenën ndërkombëtare dhe vendore është duke kaluar një verë të stër ngarkuar me përfaqësuesen u-20 dhe tani me përfaqësuesen A pritet të jetë në formën më optimale për edicionin në vijim.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...