Finalja e madhe në Prishtinë

Basketboll

Finalja e madhe në Prishtinë

Më: 11 gusht 2019 Në ora: 15:09
Finalja e madhe në Prishtinë

Bullgaria dhe Finlanda do të ndeshen sonte në finalen e madhe të Kampionatit Evropian, Divizioni B, për femra U20. Sonte gjithashtu është edhe ceremonia mbyllëse që pritet të jetë spektakolare.

Ndeshja finale zhvillohet në ora 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë. Bullgaria në gjysmëfinale kishte mundur Irlandën, derisa Finlanda ishte më e mirë se Britania e Madhe.

Pikërisht Irlanda dhe Britania e Madhe do të ndeshen për vendin e tretë dhe njëkohësisht të sigurojnë promovimin në Divizionin A.

Për vendin e pestë do të luftojnë Kroacia dhe Izraeli, derisa për atë të shtatë Turqia dhe Rumania.

Sot zhvillohen edhe ndeshjet e fundit edhe në grupin që lufton për pozitat 9-12.

Kosova sot do të zhvillon ndeshjen e fundit, ku do të përballet me Greqinë. Vashat tona janë më të reja në moshë, derisa gjithashtu për herë të parë u paraqitën në gara të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat