Kosova sonte kundër Norvegjinë

Basketboll

Kosova sonte kundër Norvegjinë

Më: 12 gusht 2019 Në ora: 14:07
Foto ilustrim

Kosova sonte do të ndeshet me Norvegjinë në kuadër të Kampionatit Evropian U16 në basketboll.

Kjo do të jetë ndeshja e katër në grupe, në këtë kampionat që po mbahet në Podgoricë të Malit të Zi.

Dardanët e rinj do të ballafaqohen me Norvegjinë nga ora 20:30, derisa takimin e fundit e zhvillojnë nesër ndaj Suedisë.

Si Kosova ashtu edhe Norvegjia kanë pësuar nga tri humbje në tri ndeshjet e para të zhvilluara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat