Kyle Lowry tërhiqet nga kombëtarja e Amerikës, mungon në Kupën e Botës 2019

Basketboll

Kyle Lowry tërhiqet nga kombëtarja e Amerikës, mungon në Kupën e Botës 2019

Më: 13 gusht 2019 Në ora: 07:15
Kyle Lowry

Ylli i Toronto Raptors, Kyle Lowry, ka dhënë një mesazh aspak të këndshëm për tifozët e kombëtares së Amerikës, në basketboll.

Kampioni i NBA me Toronto, Lowry, ka njoftuar se nuk do të jetë i gatshëm ta ndihmojë Amerikën në Kupën e Botës 2019.

“Shpresoja se do të jem i gatshëm për turneun, por nuk kam marrë dritën e gjelbër për aktivitete ‘FULL’ në basketboll. Isha me shpresën se do të ndihmojë kombin tim në rrugën drejt medaljes së artë. Më pëlqen të luaj për Amerikën, por unë duhet të ulem dhe të përkrah ata nga shtëpia. Në fund të ditës, besoj se djemtë që luajnë aty, do të fitojnë medaljen e artë për kombin tonë. Forca SHBA” ka shkruar Lowry në ‘Instagram'.

Mbetet të shihet se si do të veprojë selektori Gregg Popovich, pasi ka kuptuar se nuk do të ketë shërbimet e organizatorit të Raptors.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat