Pepaj: Ylli do të jetë ekip edhe më i mirë - Bota Sot
Pepaj: Ylli do të jetë ekip edhe më i mirë

Basketboll

Pepaj: Ylli do të jetë ekip edhe më i mirë

Më: 14 gusht 2019 Në ora: 15:49
Pepaj: Ylli do të jetë ekip edhe më i mirë

Golden Eagle Ylli nga Suhareka po përforcohet gjithnjë e më shumë, po ashtu edhe vazhdon kontratën me disa lojtarë për edicionin e ri në elitën e basketbollit të Kosovës. “Edhe pse Istogu dhe Suhareka kanë një largësi jo të vogël, Ardit Pepaj si duket po bën edhe një shtëpi të dytë në zemrat e suharekasve. Ai do të vazhdon të mbrojë ngjyrat e Golden Eagle YLLIT edhe për një sezon.

Ardit Pepaj, 19-vjeçari fundor që dominon me gjatësinë e tij prej 195 cm, ka shfrytëzuar gjithë kohën mes dy sezoneve të stërvit dhe premton një lojë të mirë sivjet”, bëhet e ditur nga KB Golden Eagle Ylli.

“Qëllimi im është që me pas paraqitje sa më të mira dhe me i ndihmu klubit me u ngrit sa më lartë. Besoj fuqishëm që Golden Eagle Ylli do të jetë ekip edhe më i mirë se sa ishte sezonin e kaluar”, tha Pepaj.

“Jam shumë i kënaqur me Golden Eagle Yllin pasi më kanë dhënë hapësirë dhe kanë qenë shumë korrekt. Edhe pritja që më është bërë ka qenë shumë e mirë”, tha Pepaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...