Kosova shkel Luksemburgun

Basketboll

Kosova shkel Luksemburgun

Nga: Kemajl Goca Më: 14 gusht 2019 Në ora: 22:16
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës shënon fitore bindëse me rezultat 109:88 (30:17, 17:20, 30:25, 32:26) në përballje me Luksemburgun, në kuadër të grupit G të kualifikueseve për Eurobasket 2021, në ndeshjen e zhvilluar në Qendrën e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë.

Kosova i revanshohet Luksemburgut për humbjen e parë me 88:80. Në dhjetë minutat e parë Kosova shkëlqeu me rezultat 30:17, epërsinë e ruajti deri në fund duke fituar me rezultat 109:88.

Britania e Madhe kryeson me 4 pikë por ka një lojë me pak, pasojnë Kosova dhe Luksemburgu me 4 pikë por me një ndeshje më shumë.

Dardan Berisha ka qenë trim i fitores me 32 pikë të shënuara.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat