Ëndrra vazhdon

Basketboll

Ëndrra vazhdon

Më: 15 gusht 2019 Në ora: 11:13
Ëndrra vazhdon

Kosova ka shënuar fitore bindëse ndaj Luksemburgut 109:88, në parakualifikimet e Eurobasket 2021.

Dardanët kanë dominuar nga fillimi i ndeshjes e deri në fund për të shënuar fitore të merituar dhe për të vazhduar ëndrrën e kualifikimit.

30:17 përfundoi çereku i parë në të mirë të Kosovës, derisa 17:20, ai i dyti për mysafirët. Dardanët u rikthyen furishëm në pjesën e dytë, duke fituar 30:25 çerekun e tretë dhe 32:26, çerekun e katërt.

32 pikë shënoi Dardan Berisha, derisa ndeshje fantastike ka zhvilluar Mikaile Tmusiq me 22 pikë dhe Divine Myles me 23 pikë e gjashtë kërcime.

Ndeshja e ardhshme e Kosovës do të jetë kundër Britanisë së Madhe në udhëtim të shtunën mbrëma, ku Kosova duhet të shënojë fitore për të shpresuar se do të kualifikohet në rrethin e ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat