Propaganda e Serbisë, sipas tyre shqiptari i ndjek me...

Basketboll

Propaganda e Serbisë, sipas tyre shqiptari i ndjek me...

Nga: K. G. Më: 16 gusht 2019 Në ora: 11:06
Propaganda e Serbisë, sipas tyre shqiptari i ndjek me...

Është e çuditshme se sa të paskrupullt janë serbët me propaganda e tyre!  Mediat serbe i japin aq shumë zjarr, se basketbollistët e rinj të Serbisë janë ndjekur me thikë nga një shqiptar në Itali.

Kështu raportojnë me një pompozitet të paparë serbët, por a thua si ka ardhur puna deri nëse vërtet ka ndodhur! A mos vallë se provokimet serbe e kanë prurë punën deri aty, por ajo që është neveritëse ata kudo që shkojnë kur përmendet emri Kosovës iu duket sikur iu bie bomba e NATO-s në kokë.

Kombëtarja e Serbisë në basketboll U-16 po merr pjesë në një turne në Udine të Italisë.

“Ata kanë qenë në grup duke shëtitur dhe i kanë pasur veshur uniformen, një shqiptar me biçikletë ka nisur fillimisht t’i provokoj duke thëne se Kosova nuk është Serbi por Kosova është Shqipëri.

Djemtë tanë kanë vazhduar rrugën duke injoruar, por ai pastaj ka sulmuar”, ka thënë nënkryetar i federatës serbe, Igor Rakoçeviç.

Edhe kjo ndodhi për serbë në Itali, po të ndihen të rrezikuar nga shqiptarët, pa e treguar anën tjetër se si kishte ndodhur apo si ka ardhur puna deri aty. Ose siç thonë ata janë të dëshpëruar nga organizatorët, për këtë incident!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat