Humbja e dytë për vashat e Kosovës në evropian

Basketboll

Humbja e dytë për vashat e Kosovës në evropian

Më: 16 gusht 2019 Në ora: 18:15
Humbja e dytë për vashat e Kosovës në evropian

Basketbollistet e Kosovës U16 janë mundur nga Izraeli me rezultat 69:44, në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Vashat e Kosovës e nisën ndeshjen mirë, ku në çerekun e parë pësuan me dy pikë dallim, 12:10, por më pas kishin një rënie, që ndikoi në humbjen e dytë në këtë Evropian.

Astera Tuhina realizoi 14 pikë e tetë kërcime në këtë ndeshje, Enisa Kamerolli kishte 11 pikë e 11 kërcime, derisa Arba Hasani shënoi dhjetë pikë e nëntë kërcime.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon të shtunën, nga ora 12:45 kundër Kroacisë. Një sfidë shumë e vështirë për vashat tona, por shpresojnë në një paraqitje sa më dinjitoze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat