Humbje e thellë e Kosovës nga Kroacia

Basketboll

Humbje e thellë e Kosovës nga Kroacia

Më: 17 gusht 2019 Në ora: 14:42
Humbje e thellë e Kosovës nga Kroacia

Kosova U16 në konkurrencën e femrave ka pësuar nga Kroacia 36:92, në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Sofje të Bullgarisë.

Basketbollistet e Kosovës kanë treguar një lojë të mirë në çerekun e tretë (17:18), por nuk mundën të bëjnë më shumë përballë vashave kroate, kurse te Kosova mungoi edhe Fjolla Ajeti, për shkak lëndimi.

Astera Tuhina realizoi 16 pikë për Kosovën, derisa nëntë pikë shënoi Enisa Kamerolli.

Ndeshjen e ardhshme Kosova e zhvillon të hënën ndaj Zvicrës, e më pas të martën ndaj Norvegjisë, për të përfunduar fazën e grupeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat