Trajneri kontravers synon katërshen e madhe në Kosovë!

Basketboll

Trajneri kontravers synon katërshen e madhe në Kosovë!

Nga: Kemajl Goca Më: 18 gusht 2019 Në ora: 13:30
Arbnor Rifati

Secila nga ekipet e basketbollit shikon tregun qoftë vendorë qoftë ndërkombëtar që të përforcohet me shumë për edicionin e ri në Superligën e Kosovës (meshkujt). KB Ponte Prizreni do të ketë edicionin e dytë në elitë, por kësaj radhe pretendojnë që të janë më të fortë dhe të luftojnë për katër pozitat e para.

Edicionin që e lamë pas Ponte përfundoi në vend të gjashtë me 40 pikë, që ishte një sukses i madh si ekip debutuese.

Trajneri kontravers Arbnor Rifati tha se kanë arritur që ta ruajnë bërthamën e edicionit të kaluar përveç që kanë sjellë dy lojtarë nga jashtë.  A do të kemi Ponte Prizrenin më kompakt? “Besoj se po, pasi që strukturën bazë të ekipit e kemi ruajtur, vetëm se dy të huaj i kemi zëvendësuar dhe besoj se do janë prurjet më të mira se në vitin që e lamë pas”, tha Rifati për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ai tregon edhe përforcimet e reja dhe me kë kanë rinovuar: “Malcolm Canada dhe Elliot Cole janë lojtarët të cilët kemi rinovuar, ndërsa dy lojtarët e rinj janë Ajay Sander dhe Bennett Holley, sigurisht se pretendojmë 4-shen e madhe!”. A mendoni se elita do të jete edhe më e fortë se një vit më parë?

“Mendoj se po, po nuhas një krizë të Prishtinës që do të jetë pretendent por jo si vitin e kaluar, Rahoveci, Ylli janë në nivel, anën tjetër Feronikeli do të jetë skuadër solide, besoj se do të jetë ligë interesante!”, përgjigjet Rifati. Është interesant se nga tetë ekipe në elitë janë dy nga Prizreni, Bashkimi dhe Ponte Prizreni, që sigurisht edhe rivaliteti mes tyre do të jetë edhe më i madh se në edicionin paraprak.  

E gjitha varet se si do të përforcohen qoftë njëra ekip apo tjetra palë. Rifati flet edhe për kushtet dhe fondin në përgjithësi të lojtarëve që ka, si dhe çka i duhet më shumë. “Jam i kënaqur, kemi super staf, sponsori gjeneral është korrekt, e çdo gjë është e lidhur mbi pasionin dhe dashurinë ndaj basketit jo interesi, e kjo këtë klub e ka bërë të veçantë dhe do e bëjë sërish. Me fondin e lojtareve jam i kënaqur, normal kërkesat jonë çdoherë të jesh më mirë por në përgjithësi jemi OK, dhe do e ruajmë statusin e klubit simpatik”, përfundoi Rifati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat