Humbje e ngushtë - Bota Sot
Humbje e ngushtë

Basketboll

Humbje e ngushtë

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 11:40
Pamje nga ndeshja

Kosova U16 (F) ka pësuar nga Zvicra 62:58 (18:16, 10:12, 11:14, 23:16), në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Sofje të Bullgarisë.

Vashat kosovare kanë zhvilluar një ndeshje të mirë, megjithatë, çereku i fundit ishte fatal 23:16.

Enisa Kamerolli realizoi 17 pikë, derisa nga 15 pikë shënuan Fjolla Ajeti dhe Astera Tuhina.

Ndeshjen e fundit Kosova në grupe e zhvillon sot ndaj Norvegjisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...