Novaku i drejtohet basketbollit të Kosovës

Basketboll

Novaku i drejtohet basketbollit të Kosovës

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 11:42
Novaku i drejtohet basketbollit të Kosovës

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) prej 3 deri më 11 Gusht 2019 ka qenë nikoqire e FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B në konkurrencën e femrave, ngjarje kjo që është organizuar në Prishtinë.

12 shtete kanë qenë pjesëmarrëse të këtij Kampionati Evropian, ndërsa Bullgaria është shpallur kampione, Finlanda e ka fituar medaljen e argjendtë dhe Irlanda të bronztën. Që të tri këto kombëtare kanë avancuar një nivel më lartë të garave që nga viti i ardhshëm, pra në Divizionin A.

Menjëherë pas përfundimit të Kampionatit Evropian në Prishtinë, zyrtarët më të lartë të FBK-së kanë marr lëvdata me përgëzime të shumta rreth organizimit, ndërsa sot në adresë të FBK-së ka arritur edhe letra zyrtare e FIBA Evropës rreth organizimit të këtij eventi.

Letra e plotë e Kamil Novak, Drejtorit Ekzekutiv të FIBA Evropës:

I nderuari z. Kryetar, i nderuari Arben,

E nderuara znj. Sekretare e Përgjithshme, e nderuara Elvira,

Në emër të FIBA Evropës, unë dua që zyrtarisht t'ju falëndëroj për organizim të shkëlqyeshëm të FIBA U20 Kampionatit Evropian, Divizioni B - Femrat që është mbajtur në Prishtinë prej 3 deri më 11 Gusht 2019.

Niveli i lartë i organizimit dhe mikpritja juaj e ngrohtë ndaj të gjithë pjesëmarrëseve siguruan që kjo ngjarje të ishte e suksessshme.

Ne shpresojmë se Federata e Basketbollit të Kosovës do të jetë në gjendje të jetë nikoqire e Kampionateve të tjera Evropiane në të ardhmen.

Edhe një herë faleminderit për përpjekjet tuaja në zhvillimin e basketbollit në vendin tuaj, shkruan Kamil Novak, Drejtor Ekzekutiv i FIBA Evropës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat