Shkëlqimi i Visar Ejupit në Evropian

Basketboll

Shkëlqimi i Visar Ejupit në Evropian

Më: 20 gusht 2019 Në ora: 14:34
Shkëlqimi i Visar Ejupit në Evropian

Basketbollisti i Kosovës U16, Visar Ejupi, kishte një mesatare prej 8.9 kërcimeve për ndeshje apo i 13-ti në Kampionatin Evropian, Divizioni B.

Pra, nga 288 lojtarë sa ishin në Evropian, Ejupi u rendit në vendin e 13-të.

Ai kishte 24 kërcime në mbrojtje dhe 47 në sulm, pra 71 kërcime në tetë ndeshje. 

Kapiteni i Kosovës U16 sa i përket pikëve, u rendit në vendin e 34-të, me një mesatare prej 11.6 pikëve për ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat