Ka përfunduar faza e grupeve për Kosovën

Basketboll

Ka përfunduar faza e grupeve për Kosovën

Më: 21 gusht 2019 Në ora: 13:29
Ka përfunduar faza e grupeve për Kosovën

Ka përfunduar faza e grupeve për Kosovën U16 në Kampionatin Evropian, Divizioni B, në Sofje të Bullgarisë.

Vashat e Kosovës në takimin e fundit janë mundur nga Norvegjia me rezultat 43:67 (17:16, 14:10, 3:14, 9:27).

Kosova ka zhvilluar një pjesë të parë shumë të mirë, duke udhëhequr me pesë pikë dallim, 31:26, por ka pësuar një rënie në pjesën e dytë dhe kjo ka ndikuar që të pësojë disfatë.

Fjolla Ajeti ka shënuar 14 pikë për Kosovën, derisa nga tetë pikë shënuan Enisa Kamerolli e Dije Daku, kurse shtatë i realizoi Astera Tuhina.

Tashmë Kosova do të luajë për pozitat 17-23.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat