Një australian te Prishtina

Basketboll

Një australian te Prishtina

Nga: K. G. Më: 28 gusht 2019 Në ora: 16:06
Një australian te Prishtina

Klubi i basketbollit Prishtina, kampion i Kosovës, vazhdon me përforcime për edicionin e ri qoftë për garat vendore qoftë për ato evropiane.

“Jonathan Janssen përforcon trapezin! Lojtari me prejardhje nga Australia Jonathan Janssen i gjatë 205 cm është përforcimi më i ri i klubit tonë.

Me përvojën e fituar në sezonin e fundit në Superligën e Zelandës së re përkatësisht në klubin Canterbury Rams, alo-ja Janssen pritët të jetë ndihmesë e madhe për KB Prishtinën.

Janssen përkundër gjatësisë është një lojtar mjaft i lëvizshëm dhe depërtues gjë që i jep përparësi në krahasim me kundërshtar”, bëhet e ditur nga KB Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat