FIBA i mundëson Bashkimit...

Basketboll

FIBA i mundëson Bashkimit...

Më: 30 gusht 2019 Në ora: 12:22
FIBA i mundëson Bashkimit...

Klubi i basketbollit Bashkimi nga Prizreni (meshkujt), konfirmojnë një lajm nga FIBA. 

“Sot nga ana e FIBA-s është konfirmuar që KB Bashkimit i mundësohet riprogramimi i borxhit ndaj dy rasteve Gruev dhe Shamadan, borxh i sezonit 2017/2018 dhe i cili duhet te përfundohet në afat prej 10 muajsh. Borxhe si ky dhe ai ndaj ATK (periudha 2012-2018) janë borxhe që klubit i kanë sjellë shumë probleme në aspektin e zhvillimit te mëtutjeshëm.

Me angazhimin e kryesisë së tanishme kemi arritur që ATK-s ti paguajmë shumën prej 12,000.00 euro në mënyrë që të debllokohet llogaria e cila e pamundëson funksionimin normal te klubit, me shpresë që në ditët në vijim BQK do te liroj llogarinë.

Ne anën tjetër borxhi ndaj lojtarëve Gruev dhe Shamadan ka sanksionuar KB Bashkimin me mospjesëmarrje në ligën e Kosovës dhe ndalesë të transferimeve të reja! Pritet që të bëhet pagesa prej 18,000.00€ qe klubit ti mundësohet pjesëmarrja në gara dhe transferim i lojtareve si vendas ashtu edhe te huaj!

KB Bashkimi ka filluar stërvitjet javën e kaluar dhe po presim këto dy institucione FIBA dhe ATK të na lirojnë nga bllokadat”, thuhet nga KB Bashkimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat