I hyn hajdutët në shtëpi, yllit të NBA i vjedhin para të majme dhe unazën e kampionatit - Bota Sot
I hyn hajdutët në shtëpi, yllit të NBA i vjedhin para të majme dhe unazën e kampionatit

Basketboll

I hyn hajdutët në shtëpi, yllit të NBA i vjedhin para të majme dhe unazën e kampionatit

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 08:32
JaVale McGee

Ish-qendra e Golden State Warriors JaVale McGee u grabit me të paktën 200 mijë dollarë para dhe bizhuteri, si dhe një nga unazat e tij të kampionatit, njoftoi të martën TMZ Sports.

McGee, i cili ishte me Warriors nga viti 2016-18, u grabit në shtëpinë e tij në Los Angeles të shtunën, por raportohet se nuk e mori vesh atë deri të martën.

Sipas TMZ, hajdutët vodhën dy kasaforta nga shtëpia e McGee që përmbante gjërat e vlefshme të tij. Qendra – tani me Los Angeles Lakers – fitoi unazat e kampionatit me Warriors në vitin 2017 dhe 2018. Nuk është e qartë se cila unazë u vodh.

Një palë syze të McGee të veshura gjatë festimit të titullit janë raportuar gjithashtu se ishin vjedhur, derisa policia po shqyrton pamjet e mbikëqyrjes në shtëpi.

Deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...