Spanja shënoi fitoren e tretë në grupin C

Basketboll

Spanja shënoi fitoren e tretë në grupin C

Më: 4 shtator 2019 Në ora: 17:04
Spanja shënoi fitoren e tretë në grupin C

Nikoqiri i botërorit në basketboll nuk arriti të kualifikohej në fazën e dytë.

Kina pësoi humbje nga Venezuela me rezultat 59:72 në kuadër të grupit A dhe tash do të luajë për plasman nga vendi 17 deri 32.

Argjentina shënoi fitore kundër Rusisë 69:61 në kuadër të grupit B. Të dyja përfaqësueset janë kualifikuar për fazën e dytë të garave.

Spanja shënoi fitoren e tretë në grupin C, pasi ishte më e mirë se Irani me rezultat 73:65.

Spanjollët më parë kishin siguruar fazën tjetër dhe atyre do t’iu bashkohet Porto Riko, e cila fitoi sot kundër Tunizisë 67:64.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat